"Njohja dhe zbatimi i standardeve të barazisë gjinore në procesin gjyqësor"

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e plotë ...

Buletin "Drejtësia Gjinore" Nr.1, Mars 2013

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e plotë ...

"Një studim i kostove ekonomike për zbatimin e legjislacionit shqiptar kundër dhunës në familje"

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e plotë ...

"Të drejtat kushtetuese në interpretimin e gjykatës së lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës"

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e lëndës ...

 Aktivitetet kryesore

 

 Ndihmë ligjore për grupet në nevojë, në veçanti, për grate e dhunuara nga dhuna e ushtruar në familje ose jashtë saj, për gratë e trafikuara si dhe për gratë e varfra; përmes këshillimeve ligjore, redaktimit të akteve, përfaqësimit të tyre në Gjykatë ose kur është rasti, përpara institucioneve publike a private.  

Avokatët e Qendrës janë anëtarë të Dhomës së Avokatisë, Tiranë.

  • Ndihmë psikosociale si shërbim ndihmës për të gjithë personat që kërkojnë ndihmë ligjore pranë Qendrës, si dhe stafit të saj.

  • Veprimtaria monitoruese e organeve të drejtësisë me qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjeve dhe  praktikave të ndjekura në sistemin e Drejtësisë, në dobi të qytetarëve, në mënyrë të veçantë grave dhe vajzave që përballen me dhunën me bazë gjinore.

  • Monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe projektligjeve parë në prespektivën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive kushtetuese, si dhe në perspektivën gjinore.

  • Përgatitje e raporteve: raporte alternative ose raportesh hije për çështje të ndryshme. Qendra jonë është bashkautore në raportin alternativ të OMCT-së për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës.

  • Nisma ligjore qytetare, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe praktikave institucionale, si dhe bashkëpunimi me organizata të tjera për këto veprimtari.

  • Veprimtaria për edukimin ligjor të qytetarëve me qëllim ndërgjegjësimin e tyre publik, lidhur me gëzimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre Kushtetuese e ligjore.

TARGET GRUPET QË PËRFITOJNË NGA AKTIVITETI I QNL-SË

  Komuniteti

  • Vajzat dhe gratë e varfëra dhe/ose të dhunuarat cilat përfitojnë shërbime ligjore e psikosociale

  • Profesionistët e sistemit të drejtësisë, përfitojnë nga bashkëpunimi ynë për trajtimin e problemeve dhe çështjeve juridike, përmes praktikave gjyqësore dhe pjesëmarrjes në trajnime.

  •  Studentët e Fakulteteve të Drejtësisë, përmes praktikave dhe trajnimeve për pjesëmarrjen në skuadrat pro bono.

  • Organizata Jofitimprurëse që punojnë në Shqipëri, të cilat përfitojnë nga bashkëpunimi ynë dhe nga trajnimet me natyre juridike.

  • Grupe të tjera të interesuara, janë nënat e reja dhe ato shtatzënë; nënat kryefamiljare, anëtaret e familjeve bujqësore; nxënësit, etj., që përfitojnë  nga aktivitetet për edukimin ligjor dhe ndërgjegjësimin e publikut.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914