Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore
 

 Deklaratë e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare

 

14.04.2005

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare dëgjoi me shumë shqetësim  transmetimin e datës  13 prill 2005  në emisionin Fiks Fare të televizionit Top Channel, mbi denoncimin e nëpunëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme për shqetësimin seksual nga eprori i saj.

 

Vlerësojmë dhe mbështesin kurajon e saj e të TV Top Channel dhe njëkohësisht, bëjmë të ditur se shkelje të tilla dënohen administrativisht, civilisht e penalisht nga legjislacioni shqiptar.

 

Gjithashtu, i bëjmë thirrje strukturave kompetente shtetërore të rrisin ndjeshmërinë e tyre për detyrimin që kanë në zbatimin e ligjit ?Për Barazinë Gjinore në Shoqëri?, Kodit të Punës, ligjit ?Për Statusin e Nëpunësit Civil?, etj., si dhe të detyrimeve që burojnë drejtpërdrejt nga konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, siç është Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW).

 

Dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e administratës qëndrore dhe vendore  se duhet  të hartojnë politika për provomimin e një shoqërie gjinore të barabartë dhe për shmangien e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

 

Duke marrë shkas nga ky rast, falenderojmë të gjitha mediat, për guximin e treguar në denoncimin dhe dënimin e veprimeve të rënda korruptive e të kundërligjshme që dhunojnë të drejtat dhe liritë themelore të Njeriut.

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (ish-Qendra Avokatore për Gratë), është e gatshme  të  ofrojë  ndihmë ligjore për raste të tilla.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorëve nga 17 Prill 2009