Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore
 

A DO TE KETE LISTA TE ZGJEDHESVE-STUDENTE?

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) duke konsideruar se zbatimi i Kodit të ri Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, përbën aktualisht një nga problemet më të rëndësishme për mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri, dëshiron që me anë të kësaj deklarate të kujtojë dhe dhe të sensibilizojë strukturat kompetente për detyrimin që kanë në hartimin e listave zgjedhore të studentëve, të cilët do të votojnë në  vendqendrimin  e tyre.

 

Në nenin 64/1 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë është vendosur një garanci e re duke sanksionuar se studentët kanë të drejtë të votojnë  në vendqendrimin e tyre. Për realizimin e kësaj  të drejte, jo  më vonë se pesë muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, me kërkesë të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, u kërkon  rektorateve të universiteteve të përgatisin listën e zgjedhësve që duan të votojnë sipas vendqendrimit të tyre dhe që ndodhen aty në periudhën nga 60 deri në 30 ditë nga data e përfundimit të mandatit të Kuvendit.

 

Kjo dispozitë ligjore përcakton qartë afatet dhe mënyrat e procedimit të rektorateve me dekanatet, si dhe  dërgimin e listave te zgjedhësve  në pushtetin vendor.

 

Ne konstatojmë se deri tani nuk është bërë punë e mjaftueshme për njohjen nga studentët të kësaj dispozite të Kodit të ri Zgjedhor. Gjithashtu, edhe rektoratet e dekanatet në të gjitha univesitetet,  kanë  një vonesë relative në zbatimin e kësaj dispozite të re ligjore. 

 

Nëse do të anashkalohet rëndësia që paraqesin këto dispozita, do të krijoheshin vonesa të pajustifikuara në përgatitjen e listave  zgjedhore të studentëve dhe padyshim,  mund të ndodheshim përballë faktit të moszbatimit të kësaj dispozite të Kodit Zgjedhor, gjë që do të ndikonin negativisht në përfundimin e procesit të regjistrimit të zgjedhësve.

 

Studentët janë pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare, prandaj  ndiejmë edhe detyrimin për sensibilizimin e tyre në drejtim të njohjes dhe zbatimit të Kodit të ri zgjedhor. 

 

Ne, si pjesë e shoqërisë civile, kemi  detyrë që të  nxisim  dhe të ndihmojmë në këtë rast procesin zgjedhor, për të realizuar të drejtat e procedurat lehtësuese të studentëve për të votuar në vendqendrimin e tyre, ndërsa organet kompetente kanë përgjegjësi ligjore në realizimin e kësaj detyre, në bazë të Kodit të ri Zgjedhor.

 

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorëve nga 17 Prill 2009