"Njohja dhe zbatimi i standardeve të barazisë gjinore në procesin gjyqësor"

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e plotë ...

Buletin "Drejtësia Gjinore" Nr.1, Mars 2013

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e plotë ...

"Një studim i kostove ekonomike për zbatimin e legjislacionit shqiptar kundër dhunës në familje"

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e plotë ...

"Të drejtat kushtetuese në interpretimin e gjykatës së lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës"

Klikoni më sipër për të lexuar përmbajtjen e lëndës ...

 

NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozicioni i punës:
- Financier/e dhe koordinator/e projekti.
- Kontratë pune 1-vjeçare.
- Me kohë të plotë pune (full-time).
- pagesa brutto 550 euro në muaj.
- Koha e provës 3 muaj.
 
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare kërkon të punësojë 1 një person që do të kryejë detyrën e financierit të  projekteve dhe sipas nevojave, të kryejë edhe detyra të koordinatorit të projekteve. Kontrata e punës do të  jetë e vlefshme për 1 vit.
 
Detyrat kryesore që do të ushtrojë si financier/e (detyra të parashikuara në manualin e procedurave  dhe politikave të Qendrës)
 
  1. Të përgatisë pasqyra financiare vjetore sipas kërkesave te legjislacionit ne fuqi për organet tatimore  dhe pasqyrat, se bashku me shënimet përkatëse për audituesin e jashtëm.
  2. Të përgatisë raportet financiare për çdo projekt me vete sipas kërkesave të donatorëve.
  3. Të mbajë dhe të bëjë regjistrimin e të gjitha veprimeve financiare në librat kontabël të bankës dhe atë  të arkës.
 
Detyrat Kryesore që do të ushtrojë si koordinatore e projektit:   
 
  1. Është përgjegjës/e për koordinimin e projekteve përkatëse.
  2. Është përgjegjës/e për arkivimin e të gjithë dokumentacionit  financiar dhe narrativ sipas projekteve  dhe për gjithë aktivitetin e qendrës.
  3. Kryen çdo punë dhe detyrë tjetër të ngarkuar nga organet drejtuese të organizatës, brenda kuadrit të  plotësimit të detyrës funksionale.
  
Çdo person i interesuar duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:
 
-      Te ketë diplome ne degën Ekonomik, preferohet Ekonomi-finance ose një diplomë të  barazvlefshme me të.
-      Të ketë eksperience pune jo më pak se 2 vjet, në një organizatë jofitimprurëse brenda ose  jashtë vendit, në pozicionin e financierit/es/ koordinatorit/es , ose as.financierit/es, ose të ketë  punuar me këto pozicione me projekte të ndryshme.
-      Të ketë referencë pune nga punëdhënësi për 2 vitet e punës, sipas pozicionit konkret qe ka  mbajtur dhe detyrat qe ka mbuluar.
-      Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri të kompjuterit.
 
 
Mënyra e Aplikimit.
 
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 30 shtator 2014, ora 16.00 një CV dhe një Letër Motivimi (jo  më shumë se 500 fjalë) në adresat:avokatore2@yahoo.com
Një komision paraprak seleksionimi do të vlerësojë kërkesat. Vetëm të interesuarit që do të  përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.
Njoftimet në lidhje me ecurinë e procesit do t’ju njoftohen përmes e-mailit tuaj, adresa e të cilit duhet  të jetë e shkruar në CV.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914