Aktivitetet kryesore
Ndihmë
ligjore për grupet në nevojë, në veçanti, për grate e dhunuara nga
dhuna e ushtruar në familje ose jashtë saj, për gratë e trafikuara si
dhe për gratë e varfra; përmes këshillimeve ligjore, redaktimit të
akteve, përfaqësimit të tyre në Gjykatë ose kur është rasti, përpara
institucioneve publike a private.
Avokatët e Qendrës janë anëtarë të Dhomës së
Avokatisë, Tiranë.
-
Ndihmë psikosociale si shërbim ndihmës për të
gjithë personat që kërkojnë ndihmë ligjore pranë Qendrës, si dhe stafit
të saj.
-
Veprimtaria monitoruese e organeve të drejtësisë
me qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjeve dhe praktikave
të ndjekura në sistemin e Drejtësisë, në dobi të qytetarëve, në mënyrë
të veçantë grave dhe vajzave që përballen me dhunën me bazë gjinore.
-
Monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe
projektligjeve parë në prespektivën e mbrojtjes së të drejtave dhe
lirive kushtetuese, si dhe në perspektivën gjinore.
-
Përgatitje e raporteve: raporte alternative ose
raportesh hije për çështje të ndryshme. Qendra jonë është bashkautore
në raportin alternativ të OMCT-së për zbatimin e Konventës së Kombeve
të Bashkuara kundër Torturës.
-
Nisma ligjore qytetare, me qëllim përmirësimin e
kuadrit ligjor dhe praktikave institucionale, si dhe bashkëpunimi me
organizata të tjera për këto veprimtari.
-
Veprimtaria për edukimin ligjor të qytetarëve me
qëllim ndërgjegjësimin e tyre publik, lidhur me gëzimin dhe mbrojtjen e
të drejtave të tyre Kushtetuese e ligjore.
TARGET
GRUPET QË PËRFITOJNË NGA AKTIVITETI I QNL-SË
Komuniteti
-
Vajzat dhe gratë e varfëra dhe/ose të dhunuarat
cilat përfitojnë shërbime ligjore e psikosociale
-
Profesionistët e sistemit të drejtësisë,
përfitojnë nga bashkëpunimi ynë për trajtimin e problemeve dhe
çështjeve juridike, përmes praktikave gjyqësore dhe pjesëmarrjes në
trajnime.
-
Studentët e Fakulteteve të Drejtësisë,
përmes praktikave dhe trajnimeve për pjesëmarrjen në skuadrat pro bono.
-
Organizata Jofitimprurëse që punojnë në Shqipëri,
të cilat përfitojnë nga bashkëpunimi ynë dhe nga trajnimet me natyre
juridike.
-
Grupe të tjera të interesuara, janë nënat e reja
dhe ato shtatzënë; nënat kryefamiljare, anëtaret e familjeve bujqësore;
nxënësit, etj., që përfitojnë nga aktivitetet për edukimin
ligjor dhe ndërgjegjësimin e publikut.
|