AKTIVITETE
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në kuadrin
e zbatimit të projektit: “Zbatimi i ligjit Për mbrojtjen nga
diskriminimi”, me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të
Komisionit për Demokraci, të Ambasadës së SH.B.A në Tiranë, organizoi
konkursin me temë: "Esetë më të suksesshme për zbatimin e
legjislacionit kundër diskriminimit".
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për esetë më të mira u organizua në
bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës UT,
me rastin e 10 Majit, Ditës së Drejtësisë Shqiptare.
Në këtë konkurs morën pjesë studentë të Fakultetit të Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës, Universiteti "Marin Barleti", Albanian
University dhe Universiteti "Justiniani i Parë".
Esetë u vlerësuan nga Komisioni i Vlerësimit me pesë çmime.
- Çmimi i parë - Xhon Skënderi nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti
i Tiranës
- Çmimi i dytë - Adriana Kalemaj nga Fakulteti i Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës
- Çmimi i tretë - Zila Bilalaj nga Universiteti "Marin Barleti"
- Çmimi i katërt - Gëzim Spahiu nga Fakulteti i Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës
- Çmimi i pestë - Klaudia Bibaj nga Fakulteti i Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës
Në vijim, mund të lexoni esetë fituese të këtij konkursi.
>>>
Esetë fituese
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare zbatoi
projektin “Forcimi i partneritetit polici-rini dhe rritja e nivelit te
bashkëpunimit të policisë me komunitetin dhe aktorë të tjerë përgjegjës
në Vlorë”, me mbështetjen Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe
Policinë e Shtetit për policimin në komunitet. Në kuadrin e zbatimit të
këtij projekti, u organizua një konkurs me ese të përgatitura nga
nxënës të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Jani Minga”,Vlorë,
Shkollës së Mesme të Përgjithshme Novoselë, Shkollës së Mesme
Industriale Vlorë, Shkollës së Mesme “Ali Asllani”, Kote, Shkollës së
Mesme të Përgjithshme “Hajredin Beqiri”, Selenicë.
Nga Komisioni i vlerësimit, tre esetë më të mira të nxënësve u
vlerësuan me çmime. Redjola Hoxhaj, nxënëse e Shkollës së Mesme të
përgjithshme “Hajredin Beqari”, Selenicë, Vlorë u vlerësua me çmimin e
parë; Merushe Tojalli, nxënëse e Shkollës së Mesme të Përgjithshme
Novoselë u vlerësua me çmimin e dytë dhe Miledi Abazi, nxënëse e
Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Jani Minga”, Vlorë u vlerësua me
çmimin e tretë.
>>>
Esetë fituese
Dy
aktivitetet do të organizohen në Tiranë për të prezantuar instrumentin
vlerësues të të drejtave të njeriut DOVA, në lidhje me dhunën në familje
Mbi
aktivitetet e zhvilluara per implementim e projektit: "Monitorimi i Projektligjeve nga Shoqeria
Civile ne kendveshtrimin gjinor"
|