Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore

Dy aktivitetet do të organizohen në Tiranë për të prezantuar instrumentin vlerësues të të drejtave të njeriut DOVA, në lidhje me dhunën në familje

 

“Rights for change” dhe Qendra për Nisma Ligjore Qytetare parashtrojnë instrumentin DOVA në Shqipëri. Ato organizojnë një workshop vlerësimi për DOVA dhe një Konferencë prezantimi, përkatësisht në datat 26, 27 dhe 28 Shtator 2012. 

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) është një organizatë jofitimprurëse dhe një organizatë që ka kontribuar me ekspertizë në draftimin e këtij instrumenti. Së bashku me organizatën “Rights for Change”, QNL do të paraqesë, një instrument vlerësimi të të drejtave të njeriut në fushën e dhunës në familje, në Shqipëri.   

 

Dy aktivitetet do të organizohen në Tiranë për të prezantuar instrumentin vlerësues të të drejtave të njeriut DOVA, në lidhje me dhunën në familje.

 

Një workshop tre ditor do të organizohet me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që punojnë për adresimin e dhunës në marrëdhëniet familjare, në datat 26, 27 dhe 28 shtator. Në tre ditët e workshopit, pjesëmarrësit do të përcaktojnë fokusin e vlerësimit dhe do të zhvillojnë një plan pune për të vazhduar procesin e vlerësimit.

 

Në 28 Shtator, pjesëmarrësit në workshopin DOVA do të prezantojnë instrumentin e vlerësimit DOVA dhe sfidat e dhunës në familje në Shqipëri, në një Konferencë që organizohet për një audiencë më të gjerë, me përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga donatorët. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

[qag/Web/WEB/aktivitete/footer.htm]