INFORMACION:
HOTLINE DHE SHERBIME TE
TJERA PER VIKTIMAT E TRAFIKIMIT NGA QNL
Tel në nr.+355 4 2259795
dhe/ose +355 4 2241914
Me mbështetjen e Komisionit Evropian, në
kuadrin e Programit IPA 2008, Mbështetje për veprimet në
partneritet, “Luftë kundër korrupsionit, Krimit të organizuar
dhe trafikimit”, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në
bashkëpunim me AIRE, ASTRA, Open Gate
po zbaton projektin “Veprim në partneritet kundër Trafikimit të
qenieve njerëzore në Evropën Juglindore”. Ky projekt po zbatohet
në Mbretërinë e Bashkuar, Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri.
Një nga komponentët kryesorë të aktivitetit
në kuadrin e këtij projekti është mbështetja konkrete për
viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe personat në rrisk
trafikimi.
NË KUADRIN E MBËSHTETJES KONKRETE OFROJMË
SHËRBIME LIGJORE FALAS, SHËRBIME MJEKSORE DHE TERAUPETIKE PËR
VIKTIMAT E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE.
NJË VIKTIMË E TRAFIKIMIT TË QENIEVE
NJERËZORE, NJË PERSON NË RRISK TRAFIKIMI, NJË ORGANIZATË
JOFITIMPRURËSE QË PUNON PËR ADRESIMIN E TRAFIKIMIT TË QENIEVE
NJERËZORE MUND TË TELEFONOJE:
NË NR. +355 4 2259795 DHE NR. +355 4 2241914
PËR TË KËRKUAR ASISTENCË NGA PROFESIONISTË.
NË VARËSI TË NEVOJAVE TË RASTIT KONKRET TË
TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, QNL DO TË OFROJË SHËRBIM LIGJOR
FALAS PËRMES AVOKATEVE TË QENDRËS, SHËRBIM MJEKSOR DHE SHËRBIM
TERAUPETIK PËRMES PARTNERËVE TË SAJ.
Përmes këtij projekti adresohen përpjekjet
për të forcuar rolin e shoqërisë civile në luftën kundër
trafikimit të qenieve njerëzore në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri
përmes partneritetit të qëndrueshëm me organizata në Mbretërinë
e Bashkuar.
Në fokus mbetet forcimi i kapaciteteve të
organizatave partnere për të monitoruar mekanizmat kombëtarë të
referimit dhe për të raportuar mbi progresin e vendeve përmes
raporteve. Eshtë menduar se rastet specifike të viktimave të
trafikimit të qenieve njerëzore janë treguesit më të mirë të
efektivitetit të sistemeve të mbështetjes së ofruar për viktimat
si dhe për të identifikuar dobësitë e sistemeve. Janë
intervistuar disa viktima të trafikimit të qenieve njerëzore për
të vlerësuar efektivitetin e hapave të ndërmarrë nga shteti
shqiptar në adresimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe do
të vazhdoje ky proces. Me përfundimin e raporteve, rezultatet do
të ndahen dhe krahasohen në një Tryezë të Rrumbullakët.
Një fushatë advokasie gjithashtu do të
organizohet në zbatim të këtij projekti.
|