Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore

 

Deklaratë mbi raportin monitorues për zbatimin e ligjit”Për masa kundër dhunës në marrëdhëniet familjare”

 

07.12.2009

OBJEKTI I MONITORIMIT: Vendimet e Gjykatës së Shkallës së I-rë, Tiranë për lëshimin e urdhrave të Mbrojtjes dhe urdhrave të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

 

PERIUDHA E MONITORIMIT: 30.04.2008-01.06.2009

 

Qendra dëshiron të nënvizojë disa konkluzione, të nxjerra nga monitorimi i 448 vendimeve për lëshimin e urdhrave të Mbrojtjes dhe urdhrave të Menjëhershëm të Mbrojtjes të Gjykatës së Shkallës së I-rë, Tiranë. Ajo konstaton se, ka vënë re një përmirësim të vazhdueshëm në gjykimet e Gjykatës së Shkallës së I-rë, Tiranë, për lëshimin e urdhrave të Mbrojtjes dhe atyre të Menjëhershëm të Mbrojtjes. 

 

Qendra konstatoi një funksionim të mirë të rrjetit, polici-gjykatë dhe beson se rritja e dukshme e numrit të kërkesave përpara gjykatës, veç të tjerave, lidhet edhe me rritjen e besimit të qytetarëve ndaj profesionalizmit dhe përkushtimit të këtyre organeve. Këto gjetje bazohen në vështrimin krahasues me rezultatet e monitorimit të parë të kryer nga QNL për periudhën 01.07.2007-31.04.2008. Por, Mendojmë se Gjykata, duhet të analizojë faktin, se përse nga të gjitha kërkesat e paraqitura, objekt monitorimi, është pushuar gjykimi në 73.43% të rasteve.

 

Sugjerojmë që Policia, duhet të forcojë punën, jo vetëm në drejtim të identifikimit dhe dërgimit në gjykatë të rasteve të dhunës në familje, por edhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, në bashkëpunim me Zyrën e Përmbarimit dhe Prokurorinë. Kërkohet edhe një bashkëpunim më i mirë i saj me avokatët dhe qendrat që ofrojnë shërbimin ligjor falas.

 

Mendojmë se, edhe Prokurori duhet ta ushtrojë këtë instrument të dhënë nga ligji. Nuk konstatuam asnjë kërkesë të adresuar prej tij, në gjykatë.

 

Nuk konstatuam adresime as nga zyrat sociale të organeve vendore: bashki, minibashki, komuna. Këto zyra, janë më pranë qytetarëve, prandaj duhet të trajnohen për të zbatuar detyrat e mjetet ligjore që ligji u ka dhënë.

 

Së fundi, deklarojmë fuqimisht, se Ministria e Drejtësisë, duhet të sigurojë zbatimin e ligjit, “Për ndihmën Ligjore”, i cili ka hyrë në fuqi nga prilli i këtij viti dhe të garantojë mbrojtjen ligjore falas të viktimave të dhunës në familje.  Kjo domosdoshmëri buron nga fakti se nga monitorimi rezultoi se paditësit u përfaqësuan me avokatë vetëm në 37 raste.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare njofton të gjithë personat e interesuar se ka publikuar raportin monitorues në gjuhën shqipe dhe angleze, në faqen e saj të internetit www.qag-al.org.  Përgatitja dhe botimi i raportit monitorues në websitin tonë u mundësua nga Civil Rights Defenders.

 

 

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorëve nga 17 Prill 2009