Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore

Trajnim dy ditor me gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore organizuar nga qendra për nisma ligjore qytetare në bashkëpunim me shkollën e  Magjistraturës në 21-22 maj, 2009 

22.05.2009

Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës zhvilloi trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve  dhe oficerëve të policisë gjyqësore me temë: ?Mbrojtja e të drejtave të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore: Fokusi mbi të drejtën për kompensim të personave të trafikuar. Standardet Ndërkombëtare. Mekanizmat e Kompensimit. Legjislacioni dhe praktika në Shqipëri?.

 

Ky trajnim u krye në kuadër të projektit ?Edukimi ligjor dhe Mbrojtja e të Drejtave. Aksesi në Drejtësi i personave të trafikuar dhe grupeve në rrezik për tu trafikuar?, me mbështetjen e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut/Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE/ODIHR.

 

Disa nga temat e prezantuara gjatë trajnimit ishin:

  1. ?Të drejtat e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në të drejtën ndërkombëtare?, prezantuar nga Allison Jernow, Eksperte e Pavarur mbi Trafikimin dhe Drejtësinë penale.

  2.  ?E drejta për kompensim dhe të drejta të tjera në ligjin dhe në praktikën shqiptare?, prezantuar nga Prof.Dr. Aurela Anastasi.

  3. ?Prezantimi i rezultateve të studimit dhe monitorimit të kryer nga QNLQ?, prezantuar nga Av. Besa Saraçi.

 ?Praktika e OSBE-së?, prezantuar nga Allison Jernow, Eksperte e Pavarur mbi Trafikimin dhe Drejtësinë penale.

 

Pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë ligjore që ofron legjislacioni  shqiptar për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore për të kërkuar  dëmshpërblim  nga autori i veprës  penale dhe evidentuan se viktima e trafikimit të qenieve njerëzore mund të përdorë këto mundësi ligjore:

 

Bazuar  në  Kodin e Pr. Penale, viktima e trafikimit të qenieve njerëzore mund të kërkojë me padi civile në procesin penal, dëmshpërblim material nga autori i veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Bazuar në Kodin Civil, viktima e trafikimit të qenieve njerëzore ka të drejtë të kërkojë me kërkesë padi  në gjykatë, dëmshpërblimin material dhe moral  nga autori i veprës penale.

 

Edhe Ligji  nr. 9284, datë 30.09.2004, ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar? ofron mundësi kompensimi për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Pjesëmarrësit  shtruan nevojën për përmirësime dhe ndryshime në legjislacionin  aktual me synim rritjen e aksesit në drejtësi të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe konkretisht: 

 

  • Detyrimin e oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit për të informuar viktimën e trafikimit të qenieve njerëzore për të drejtat e saj ligjore  për të kërkuar dëmshpërblim nga autori i veprës penale;

  • Sigurimi i asistencës ligjore falas për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore;

  • Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore të jenë subjekt  i  legjislacionit  social dhe  të  përjashtohen nga taksat në sistemin e drejtësisë;

  • Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore duhet të kompensohen nga shteti për shkak të problemeve të ekzekutimit të vendimeve  gjyqësore; 

 

Trajnimi evidentoi edhe disa problematika të tjera si vijon: 

  • Nevoja  për trajnime të vazhdueshme  të profesionistëve të sistemit të drejtësisë;

  • Nevoja për trajnime të oficerëve të policisë gjyqësore me fokus në mënyrën e sjelljes dhe trajtimit prej tyre të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;

  • Nevoja për trajnime të oficerëve të policisë gjyqësore për të marrë prova edhe në lidhje me dëmshpërblimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;

  • Krijimi i një mjedisi miqësor nga organet e drejtësisë për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, mjedis që motivon viktimat për të kërkuar të drejtat e tyre ligjore;

  • Nevoja për trajnimin e avokatëve  në lidhje me të drejtën e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore për të kërkuar dëmshpërblimin nga autori i veprave penale të krimeve të dhunshme si trafikimi i qenieve njerëzore etj.

  • Nevoja për trajnimin e psikologëve;

  • Rritja e ndërgjegjësimit të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore për të kërkuar të drejtat e tyre ligjore, ndër të tjera edhe të drejtën për dëmshpërblim;

  • Nevoja e forcimit të bashkëpunimit të organeve të policisë me organizata  jofitimprurëse që punojnë në fushën e  të drejtave të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorëve nga 17 Prill 2009