Trajnime me përfaqësues të
Zyrave të Shërbimeve Sociale
18.01.2010
Informacion mbi ecurinë e zbatimit të projektit “Rritja e
aksesit të grave dhe vajzave të dhunuara në sistemin e
drejtësisë dhe një zbatim më i mirë i ligjit nr.9669, datë
18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
përmes forcimit të Zyrave të Shërbimeve Sociale si një nga
autoritetet kryesore përgjegjëse me përgjegjësi ligjore”
Bazuar në nenin 13 të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa
ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, përfaqësuesit e zyrës së
shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës, ku ka banimin e
përhershëm apo të përkohshëm viktima, që kanë dijeni për
ushtrimin e dhunës janë subjekte që legjitimohen për të
paraqitur kërkesën për urdhër mbrojtje të një të mituri si edhe
kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtje si në rastet kur
viktima është madhor ashtu edhe në rastet e një viktime të mitur.
Zyrat e shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku ka
banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima kanë një rol
shumë të rëndësishëm edhe në procesin e të provuarit si edhe në
zbatimin e vendimeve të gjykatës për lëshimin e urdhrit të
menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrit të mbrojtjes.
Nga raporti monitorues “Zbatimi i ligjit “Për masa ndaj dhunës
në marrëdhëniet familjare”, (Ligj nr.9669, datë 18.12.2006)
përgatitur nga QNL për periudhën 30.04.2008-01.06.2009 rezultoi
një rol i vakët i qendrave sociale pranë pushtetit vendor, për
zbatimin e këtij ligji. Këtë e dëshmoi fakti që nuk kemi
konstatuar raste të paraqitjes në gjykatë të viktimave përmes
këtyre subjekteve. Gjetjet e raportit u mbështetën në
monitorimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
për lëshimin e Urdhrave të Mbrojtjes/Urdhrave të Menjëhershëm të
Mbrojtjes dhe rasteve të viktimave të dhunës në marrëdhëniet
familjare të mbështetura me ndihmë ligjore falas, nga Qendra për
Nisma Ligjore Qytetare (QNL).
Me qëllim forcimin e rolit të zyrave të shërbimeve sociale në
zbatim të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, Qendra për Nisma
Ligjore Qytetare ka organizuar trajnime me përfaqësues të këtyre
zyrave gjatë muajit dhjetor 2009-janar 2010. Janë trajnuar:
1. Anila Tugu, Shefe e Ndihmës Ekonomike, Njësia
nr.8;
2. Manjola Elezi, Shefe e Burimeve Njerëzore,
Njësia nr.8;
3. Ariana Shutku, Specialiste, Njësia Bashkiake
nr.1;
4. Valbona Tolli, Specialiste, Bashkia Tiranë;
5. Fahri Vruzhi, Specialist Njësia Bashkiake
nr.5, Tiranë;
6. Dylbere Sefaj, Përgjegjëse e Sektorit të
Ndihmës Ekonomike, Bashkia Fushë Krujë;
7. Isa Kulici, Administrator shoqëror Njësia
Bashkiake nr.2
8. Ludmira Bozgo, Administratore Sociale, Njësia
Bashkiake nr.1;
9. Elisabeta Shkurti, Punonjëse Sociale, Shoqata
“Për Gratë dhe Fëmijët”, Qendra Kombinat;
10. Feride Latifi, Punonjëse Sociale, Shoqata
“Për Gratë dhe Fëmijët”, Qendra Kombinat;
11. Genc Hakrama, Administrator, Njësia
Bashkiake nr.6;
12. Ani Llakaj, Specialiste, Shërbimi Social
Bashkia Tiranë;
13. Dhurata Kadare, Specialiste Bashkia Tiranë
14. Enkelejda Kallajxhi, Specialiste Bashkia
Tiranë;
15. Rudina Kazazi, Specialiste, Bashkia Tiranë;
16. Gladiola Musabelliu, Shefe Sektori, Bashkia
Tiranë, Programet Sociale;
17. Anikla Cela, Administratore Shoqërore,
Njësia Bashkiake, nr.6;
18. Erjola Hodo, Administratore Shoqërore,
Njësia Bashkiake nr.6;
Disa nga Cështjet që u trajtuan në trajnime
janë:
- Rezultatet e monitorimit të zbatimit të
Ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në
marrëdhëniet familjare”;
- Rrjeti i autoriteteve shtetërore kundër
dhunës në familje dhe detyrat e tyre: policia, organet e
qeverisjes vendore, organet qendrore;
- Urdhërat mbrojtës dhe urdhërat e
menjëhershëm të mbrojtjes. Aspekte materiale dhe
proceduriale. Probleme të ekzekutimit të vendimeve të
gjykatës për urdhërat mbrojtës;
- Aftësimi i pjesëmarrësve për përgatitjen
e kërkesë-padive për lëshimin e Urdhrave Mbrojtës.
Shpërndarja e një kazusi dhe ndarja e pjesëmarrësve në
grupe;
- Detyrat e njësive të qeverisjes vendore
(bashkive dhe komunave). Sektorët e Shërbimeve Sociale të
Njësive Vendore;
- Roli i zyrave të shërbimeve sociale në
mbrojtje të viktimës së dhunës në marrëdhëniet familjare;
- Roli i zyrave të shërbimeve sociale në
lidhje me zbatimin e urdhrit të mbrojtjes/urdhrit të
menjëhershëm të mbrojtjes;
Trajnimet shërbyen për të vendosur një
bashkëpunim të mirë midis përfaqësuesëve të zyrave të shërbimeve
sociale dhe Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, i cili pritet të
konkretizohet me mbështetje ligjore falas në rastet e dhunës në
familje të evidentuara dhe të mbështetura nga përfaqësuesit e
këtyre zyrave.
9 trajnime priten të zhvillohen gjithsej në
kuadrin e zbatimit të këtij projekti me përfaqësues të zyrave të
shërbimeve sociale pranë Bashkisë Tiranë dhe Njësive Bashkiake.
|