AKTIVITETE
"Monitorimi i Projektligjeve nga Shoqeria
Civile ne kendveshtrimin gjinor"
Fituar nga QAG
Financuar nga Fondacioni Soros (OSFA)
Ne
zbatim dhe me qellim realizimin e plote te projektit (Monitorimin
e Projektligjeve), fituar nga Qendra Avokatore per Grate,
financuar nga Fondacioni Soros, qendra jone ka zhvilluar disa
aktivitete sidhe ka ndermarre disa nisma ne bashkepunim dhe me
organizata te tjera jofitimprurese, per te mundesuar objektivat
qe permban ky projekt.
Se pari, kemi organizuar tryeza te rrumbullakta me organizata te
ndryshme ne forme diskutimesh, sugjerimesh dhe propozime rreth
projekt ligjeve qe ndodhen ne parlament per miratim.
Kemi mbajtur kontakte te rregullta me Kuvendin e Shqiperise per
informacion ne njohjen e plote te projekt ligjeve ne shqyrtim.
Mbi materialet e siguruara nga qendra jone, eshte punuar nga nje
staf shume profesional juristesh, te cilet kane evidentuar, ne
lidhje me keto projekte, kritikat, sugjerimet dhe kane bere
propozimet e tyre konkrete, mbeshtetur ne kendveshtrimin gjinor.
Relacionet dhe propozimet tona ia kemi bere prezent ne menyre te
vazhdueshme Komisioneve perkatese Parlamentare e per dijeni disa
deputetëve, Kryetarit dhe N/nenkryetareve te Kuvendit te
Shqiperise.
|